Kapelo flet për të ardhmen e Mbapes: Yjet administrohen me personalitet dhe Karlo është një “profesor”

by admin
Spread the love

Fabio Kapelo është i bindur se Reali i Madridit dhe Kilië Mbape kanë bërë një zgjedhje të shkëlqyer duke u pajtuar mes tyre. Gjatë një interviste të dhënë për “Gazzetta dello Sport”, ish-trajneri italian ka saktësuar se Mbape ka bërë “bingo” me vendimin e tij duke iu bashkuar një klub që për moshën e skuadrës dhe mentalitetin që ka është pa diskutim më i miri në Europë.

Fjalë të rëndësishme nga një person që Realin e njeh mjaft mirë, teksa ka qenë dy herë pjesë e “los blancos”, në 1996-1997 dhe në 2006-2007. Epoka e para dhe pas “Galacticos”, por gjithmonë me një mori yjesh për të menaxhuar. Reparti i avancuar në periudhën e dytë të Kapelos në Madrid përbëhej nga lojtarë kalibri si: Ronaldo “Fenomeni”, Raul Gonzalez, Robinjo, Van Nistelroj, Higuain, Kasano, Bekham sa për të përmendur disa. Ndfaj “Don” Fabio është personi ideal për të treguar çfarë do të ndodhë në Madrid me ardhjen nga Mbapesë.

Si e shpjegoni largimin nga Parisi?

Në Paris ata kishin menduar ta bënin atë një ekip galaktik dhe nëse flasim për emra, ata ia kishin dalë. Këtu nuk flitet vetëm për Mesin, Nejmarin, Mbapenë, por edhe për të gjithë të tjerët. Ky largim i Mbapesë mund të shpjegohet me mungesën e asaj diçkaje shtesë që nuk mund ta përcaktoja saktë, nëse varej nga klubi, i cili nuk ishte i përgatitur për të përballuar një situatë me lojtarë të tillë të rëndësishëm, ose mentaliteti i ekipit, pra mentaliteti për të fituar në Europë e jo vetëm në Francë. Me këtë lëvizje Mbape shkon në një vend ku ka një trajner fitues, shumë mirë, me një ekip të ri me të cilin të gjithë do të duhet të bëjnë llogaritë.

A mendoni se me këto lëvizje të Realit po lind një version i ri i “Galacticos”?

Unë kam trajnuar një skuadër le të themi gjysmë galaktike, sepse aty mungonte Zinedin Zidan. Nga lëvizjet e bëra aktualisht nga Reali i Madridit, ata kanë bërë fare pak gabime. Janë një skuadër me uri për të fituar dhe kjo është mbresëlënëse.

Si administrohet një skuadër me kaq shumë yje dhe personalitete?

Me personalitetin e trajnerit: këta lojtarë të gjykojnë menjëherë, në një moment kuptojnë nëse ke aftësi të menaxhosh një grup apo jo. Trajneri është si një drejtor orkestre, jo të gjithë kanë aftësinë për të drejtuar filarmoninë e Berlinit dhe janë anëtarët e orkestrës ata që zgjedhin drejtorin. Në futboll është e njëjta gjë. Dirigjenti duhet të bëjë të qartë se ai i menaxhon të gjithë me personalitet dhe ide të qarta.

Dhe cili është roli i Ançelotit?

Ai është një mjeshtër në këtë drejtim. Është inteligjent, ka karizëm, ka një eksperiencë të pashoq që di si të administrojë yje. Mbape dëshironte të bënte mbretin në Paris, por në Madrid duhet të bëjë detyrën e tij.

Duket sikur në Europë po shkohet në një përballje vetëm mes Realit dhe Sitit…

Nuk e di çfarë do të ndodhë, por ky Real të fut frikën.

PANORAMASPORT.AL

You may also like