Kanye West performon në koncertin e Travis Scott – Shqip

by admin
Spread the love

Kjo është performance e parë publike pas polemikave që shkaktoi në publik

Kanye West bëri një paraqitje surprizë në skenë kur iu bashkua Travis Scott në koncertin e tij në Romë.

Kjo është performanca e tij e parë publike që kur shkaktoi polemika pas disa deklaratave të bëra me përmbajtje anti-semite në rrjetet sociale.

Përpara performancës së përbashkët reperi Travis Scott nderoi Kaney West.

Ai u shpreh se muzika e tij e ka frymëzuar ndërsa u shpreh para mijëra fansave se “Nuk ka Travis Scoot pa Kaney West.”

46-vjeçari performoi dy këngë me reperin amerikan Travis në stadiumin Circus Maximus. Markat të njohura si Adidas ndërprenë bashkëpunimin me këngëtarin e njohur vitin e kaluar.

Artisti ka folur më herët për diagnostikimin me çrregullim bipolar dhe për problemet e tij me shëndetin mendor.

Klan News

You may also like