Kandidati më i mundshëm për të zëvendësuar Klop te Liverpuli, reagon Çabi Alonso: Është një surprizë e madhe…

by admin
Spread the love

Jurgen Klop pas 9 viteve tek Liverpuli, ka vendosur të largohet në fund të këtij sezoni. Një deklaratë që i befasoi të gjithë.

Por pas këtij lajmërimi menjëherë kanë nisur aludimet pë zëvendësuesin e tij. Kandidati më i mundshëm është Çabi Alonso. Trajneri spanjoll ka bërë një punë fantastike tek Bajer Leverkuseni i cili udhëheq Bundesligën gjermane.

Por ai ka reaguar duke thënë se spekulimet janë normale dhe se fokusi është tek skuadra e tij aktuale.

“Spekulimet janë normale, por fokusi im është këtu te Bajer Leverkusen. Jam shumë i lumtur këtu me lojtarët e mi për momentin. Befasi e madhe në Liverpul, sigurisht për atë që bëri Jurgen atje, kam respekt dhe admirim të madh”, deklaroi Alonso.

PANORAMASPORT.AL

You may also like