Kampionët rikthehen në krye pas triumfin ndaj Mainz, Wolfsburg bën “poker” ndaj Bochum

by admin
Spread the love

Bayern Munich “shkatërron” Mainz dhe merr përkohësisht kreun e Bundesliga. Kampionët në fuqi të Gjermanisë fituan me rezultatin 6-2 në “Allianz Arena” në kuadër të raundit të 12-të.

Bavarezët dominuan të gjithë sfidën ndërsa golat i realizuan Gnabry në minutën e 5’, Musiala në minutën e 28’, Mane në minutën e 43’, Goretzka në të 58’, Tel në minutën e 79’ dhe Choupo-Moting në minutën e 86’. Ndërkohë fitorja e Bayern mund të kishte qenë edhe më e thellë nëse Mane nuk do të kishte humbur penalltinë në minutën e 43’.

Nga ana tjetër për Mainz realizuan Widmer në minutën e 45+4’ dhe Ingvartsen në minutën e 82, teksa Burkardt humbi penallti në minutën e 45+3’.

Pas këtij raundi Bayern rikthehen në krye të renditje me 25 pikë, 2 më shumë se Union Berlin i vendit të dytë, por me këta të fundit që kanë një ndeshje më pak. Ndërsa Mainz bie në vend të 8-të me 18 pikë.

RB Leipzig fiton me rezultatin 2-0 ndaj Bayer Leverkusen, me golat që për vendasit i realizuan Nkunku në minutën e 32’ dhe Werner në minutën e 83’. Pas javës së 12-të të Bundesliga Leipzig renditet në vend të 5-të me 19 pikë, ndërsa Bayer Leverkusen në vend të 16-të me 9 pikë.

Stuttgart-Augsburg u ndanë me rezultatin 2-1, me golat që për vendasit i realizuan Guirassy në minutën e 15’ dhe Anton në minutën e 90+1’ , ndërsa për miqtë shënoi Niederlechner në minutën e 4’. Pas javës së 12-të Stuttgart renditet në vend të 15-të me 11 pikë, teksa Augsburg në vend të 13-të me 14 pikë.

Wolfsburg bën poker ndaj Bochum, të cilin e mundi me rezultatin 4-0. Golat për vendasit i realizuan Nmecha në minutën e 27’ dhe të 58’, Baku në minutën e 35’ dhe Wind në minutën e 80’.

Pas javës së 12-të të Bundesliga, Wolfsburg renditet në vend të 12-të me 14 pikë, teksa Bochum në vend të 17-të me 7 pikë./ Super Sport


Top Channel

You may also like