Kampionati francez ndyrshon emrin, “gjigantët” amerikanë të ushqimit fitojnë “garën” me 20 milionë euro

by admin
Spread the love

Nga sezoni i ardhshëm elita franceze e futbollit nuk do të njihet vetëm si Ligue 1, por si Ligue 1 McDonald’s. Rrjeti i famshëm amerikan i ushqimeve fast-food ka fituar të drejtën për të reklamuar emrin e saj teksa nga kjo marrëveshja, Federata Franceze e Futbollit do të përfitojë 20 milionë euro në sezon.

Në pesë vitet e fundit sponsor për Ligue 1 ishte Uber Eats që paguanin 15 milionë euro për sezon, por këta të fundit nuk dëshironin të rinovonin kontratën. Në këtë formë, përfitoi McDonald’s që do të reklamojë markën e saj nëpërmjet një prej pesë kampionateve kryesore të Evropës.

Ndërkaq, vlen të theksohet se një pjesë e tifozëve nuk janë dakord pasi nuk e shohin si serioze këtë zgjedhje, teksa prej kohësh tashmë tifozët e këtij kampionati “vuajnë” jo pak edhe nga rivaliteti, me Eredivisie dhe Liga NOS, kampionatet e Holandes dhe Portugalisë, kampionët, të cilat, për hir të së vërtetës, pavarësisht mungesës së emrave prodhojnë spektakël në fushën e blertë. /i.m /abcnews.al

You may also like