Kampionati Botëror i Sporteve Ujore 2029 do të organizohet në Pekin

by admin
Spread the love



DOHA, 11 shkurt /ATSH-DPA/ – Kampionati Botëror i Sporteve Ujore “Aquatics 2029”, i cili përfshin disiplina ujore si not dhe zhytje, do të zhvillohet në Pekin, tha sot organi qeverisës “World Aquatics”.

“World Aquatics” tha se Kina në përgjithësi dhe kryeqyteti i Pekinit në veçanti kanë një histori të gjatë të organizimit të ngjarjeve të sporteve ujore dhe se Pekini gjithashtu ka pritur dy herë Olimpiadën dhe ngjarje të tjera të mëdha sportive.

Kina ka pritur Kampionatin Botëror  “Aquatics”  një herë në 2011 në Shangai.

Edicioni i Kampionatit Botëror 2025 do të zhvillohet në Singapor dhe i 2027 në Budapest.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakKremtohet 104-vjetori i Tiranës Kryeqytet. Presidenca hap dyert për herë të parë për qytetarët.


You may also like