Kamenicë: Aksident mes dy veturave, lëndohen shtatë persona dhe arrestohet një tjetër

by admin
Spread the love

Në fshatin  Kmetoc të Kamenicës ka ndodhur një aksident në mes dy automjeteve, si pasojë janë lënduar shtatë persona, teksa është arrestuar një tjetër.

Sipas njoftimit të policisë dy ngasësit, njëri ka qenë kosovar tjetri shtetas i Luksemburgut, transmeton Klankosova.tv.

“Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve me ngasës meshkuj, njëri kosovar dhe tjetri shtetas i Luksemburgut. Lëndime trupore kanë pësuar shtatë persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor, njëri prej tyre është dërguar në QKUK. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme.

You may also like