Kamçev nga burgu është dërguar në spital privat

by admin
Spread the love




Derisa Sasho Mijallkov doli nga paraburgimi nga burgu i “Shkupit”, i bashkakuzuari në rastin “Parcelat në Vodno”, Orce Kamçev është ankuar për gjendjen shëndetësore, kurse Gjykata Themelore Penale ku udhëhiqet ky proces gjyqësor e ka dërguar në mjekim në spitalin privat “Acibadem Sistina”.
Kamçev që është anëtar i bordit të drejtorëve të këtij spitali, është pritur nga ekipi i mjekëve, i cili pas kontrollit ka vendosur që të hospitalizojnë të njëjtin.
Sipas burimeve të të punësuarve nga burgu të cilët kanë qenë në ndërrim, Kamçevin e ka kontrolluar mjeku i burgut dhe pasi i paraburgosuri është ankuar në dhimbje të forta dhe të vazhdueshme të barkut, është shkruar raport dhe dërguar në gjykatën përkatëse. Gjykata lejoi që ai të transferohet në spital privat.


You may also like