Kam harruar ndjesinë si bëhet dashuri sepse…

by admin
Spread the love

Këngëtarja e njohur shqiptare, Semi Jaupaj është përfolur shumë shpesh për jetën e saj private. Semi ka qenë për shumë vite e lidhur me një nga këngëtarët më të njohur në Shqipëri, Bojken Lako, por çifti i dha fund lidhjes disa muaj më parë.

Gjatë kohës që këngëtarja ishte pjesëmarrëse në edicionin e parë të Big Brother VIP, ajo foli rreth lidhjes së saj disa vjeçare me Bojken Lakon, ndërsa tregoi edhe arsyet e ndarjes, duke pranuar se dyshja vazhdojnë të ruajnë një raport miqësor me njëri-tjetrin.

Por e ftuar së fundmi në emisionin ‘Zemër Luana’, nga Luana Vjollca, ajo habiti me deklaratën e bërë. Këngëtarja u shpreh se ka harruar ndjesinë e të bërit dashuri, për shkak se është vetëm. ‘Kam harruar këtë ndjesinë si të bësh dashuri, se jam vetëm’ – u shpreh Semi Jaupaj në programin e së dielës në Tv Klan.

Një deklaratë që ka çuditur të ftuarit e tjerë, teksa nga ana tjetër duket se Semi nuk po gjen dashurinë që pas ndarjes nga Bojken Lako. Kujtojmë që pak kohë më parë, ajo u përfol se ishte në një lidhje me Ron Zaitin, por asnjë nga të dy nuk konfirmoi asgjë.

You may also like