“Kam bërë shumë gabime, sidomos kur isha i ri”, rrëfehet ish-portieri, tregon mëkatin e tij

by admin
Spread the love

Ish-portieri i Juves dhe Italisë, Gianluigi Buffon ka treguar një anekdotë nga rinia e tij.

Në një intervistë, Buffon kampioni i botës, ka rrëfyer momentet më të rëndësishme të jetës dhe karrierës së tij, duke përfshirë një mëkat rinor, kur ishte një talent 18-vjeçar dhe që nuk është krenar që e ka bërë.

“Kam bërë shumë gabime, sidomos kur isha i ri”, tha ish-portieri. “Ajo për të cilën jam më pak krenar është që bleva diplomën time, nuk do ta bëja më”.

Një e vërtetë që nuk e kishte thënë ende dhe që sot si baba dhe sportist e bën të reflektojë.

“Më pëlqen të mendoj se papërsosmëria ime u jep të tjerëve një ide për njerëzimin dhe më bën të afërt me njerëzit”, u shpreh ai.


Top Channel

You may also like