Kajtazi: Mimoza Kusari ma kujtonte Adem Grabovci me kontrollin që ua bënte deputetëve (VIDEO)

by admin
Spread the love

Opinionisti, Vehbi Kajtazi, vlerëson se opozita u mblodh e gjitha për tërheqjen e mjeteve nga Trusti sot, por e kuptuan se me këtë pushtet është problem të shtyhen përpara çështje me rëndësi.

“Pozita por edhe opozita çështjen e tërheqjes së parave nga Trusti e ka politike, se nuk është që ju intereson shumë për këtë çështje pasi shumë prej tyre i kanë punët mirë”.

“Por, kjo ishte një betejë politike rreth të cilës u mblodh e gjithë opozita por e kuptuan se kanë me pas problem me këtë pushtet më shty çështje të rëndësishme përpara duke marrë parasysh që fuqia e tyre me numra është e dobët”, u shpreh Kajtazi.

Kajtazi, në Rubikon në Shqip, mes tjerash, pati një krahasim jo të zakonshëm për Shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e cila në vazhdimësi përcolli votat e deputetëve të pozitës gjatë votimit për Trust-in, njofton Klankosova.tv.

“Kur e shihja Mimoza Kusarin sot ma kujtoi Adem Grabovcin kur i thirrke të gjithë deputetët me rend, çfarë kontrolle të rreptë ushtroje mbi vartësitë e saj në Kuvend. Sot çfarë kam parë nuk është ndonjë pasqyrë e mirë e funksionimit e institucionit më të lartë shtetëror”.

“Nuk i di arsyet ekonomike por mendoj se më shumë para në popull – është më mirë”, tha Kajtazi.

You may also like