KAJRO – Blinken: Operacioni ushtarak në Rafah i panevojshëm

by admin
Spread the love



KAJRO, 21 mars /ATSH-ANSA/- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken përsëriti qëndrimin e SHBA-së se një operacion i madh ushtarak izraelit në Rafah do të ishte “gabim”.

Gjatë një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij egjiptian në Kajro, Blinken e quajti ofensivën e ardhshme tokësore në Rripin jugor “të panevojshme”.

“Ekziston një mënyrë më e mirë për t’u marrë me kërcënimin e vazhdueshëm të paraqitur nga Hamasi”, tha sekretari amerikan i Shtetit, Blinken.

Në të njëjtën kohë, Blinken vlerësoi se një marrëveshje për armëpushim në Gaza është e “mundshme”, pasi distancat mes palëve po “tkurren”. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakNikolla: Mirënjohje Jorgo Papingjit për pasurinë që na la
Artikulli tjetërRama: Gjest miqësor ndaj gazetares, u ekzagjerua për manipulimin e publikut


You may also like