“Ka pakënaqësi brenda BDI-së dhe LSDM-së”

by admin
Spread the love

Kreu i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski beson se gjatë vitit që po vjen do të mblidhen 61 vota deputetësh për ta rrëzuar qeverinë. Sipas tij, ka shumë pakënaqësi brenda partive të pushtetit, në veçanti brenda LSDM-së dhe BDI-së.

“Gjithnjë e më e zëshme është pakënaqësia në radhët e grupeve parlamentare të partive që e mbështesin këtë qeveri. Para se gjithash e kam fjalën për BDI-në dhe LSDM-në. I inkurajuar nga këto sinjale që po i marr nga deputetë të BDI-së dhe LSDM-së mendoj se këtë vit do të gjenden 61 deputetë që do votojnë për shpërbërjen e parlamentit e do kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe pastaj do të vijë një qeveri që do të zgjidhet nga populli dhe një kryeministër jo i zgjedhur nga një rreth i ngushtë njerëzish, i cili do të punojë për interesat e popullit dhe të shtetit, jo interesat personale apo partiake”, deklaroi Mickoski. /KlanMacedonia

You may also like