Ka marrë mallkime dhe ofendime pas batutës në “Big Brother VIP”, reagon Salsano Rrapi

by admin
Spread the love

Batuta e Ermalit se do marrë në film Borën dhe Ilirin u pasua nga një tjetër batutë e Salsanos i cili tha se Donaldi në këtë film Donaldi do jetë vrasësi dhe ka vrarë padashje edhe Beatrix. Ndonëse banorët qeshën me këtë gjë, duket se Beatrix nuk ka qeshur dhe është lënduar. Dhe bashkë me të edhe fansat e saj që kanë shpërthyer në ofendime e mallkime ndaj Ermalit dhe Salsanos.

Ishte kushërira e Beatrix, Anxhelina, ajo që tha se Beatrix është prekur nga batuta e Salsanos. Ky i fundit ka treguar në rrjetet sociale se ka marrë shumë ofendime e mallkime duke ndarë edhe disa prej tyre.

Po ashtu, ai ka postuar një video ku ironizon dhe vetironizon duke i propozuar Ermalit të bëjnë një film që quhet “Big kanibali” dhe të jetë ai që do vritet dhe pasi të vritet të gëzojnë të gjithë. Teksa ka postuar videon i ka bërë tag edhe Romeos e Donaldit.


You may also like