Julio Cesar: Unë jam i sinqertë, nuk e prisja kështu Sommerin

by admin
Spread the love

Sekreti i fitoreve të Interit ndoshta qëndron në fazën mbrojtëse dhe në aftësitë e Yann Sommerit, i aftë për ta mbajtur të mbyllur portën e zikaltërve.

Konfirmimi vjen nga paraardhësi i tij i famshëm, Julio Cesar, i cili në një intervistë dhënë për “La Gazzetta dello Sport”, tha se ishte i befasuar nga ajo që portieri zviceran ka bërë deri më tani.

“Unë jam i sinqertë, nuk e prisja kështu Sommerin. Ai më befasoi në një mënyrë pozitive, është i sigurt. Erdhi pas Onanës, një portier që kishte ndryshuar Interin me mënyrën e nisjes së aksioneve që nga zona.

Sommer mori vendi i tij me thjeshtësi, në fund të fundit, nuk është rastësi që luajti të Bayerni. Neuerin nuk mund ta zëvendësojnë të gjithë.

Për shkak të cilësive që ka, Sommer ka rënë vonë në sy: në futboll ndodh, ose ndoshta ai thjesht nuk e është vlerësuar si duhet, – shpjegoi ish-portieri brazilian – Mbrojtja e Interit është një mur dhe zbaton në mënyrë të përsosur një sistem loje që e lejon të rrezikojë pak, por cilësia e një portieri qëndron në aftësinë për të qëndruar i fokusuar dhe për të qenë gati kur ai do të marrë goditje.

Do të ndodhë disa herë, por do të ndodhë, dhe aty rrezikon jetën tënde. Mourinho më shihte në sy para ndeshjeve dhe më dha energjinë e duhur: “Kam nevojë për dy ndërhyrje, jo më shumë”.

You may also like