Julia Roberts, Krishtlindje me rroba banje

by admin
Spread the love

Aktorja e njohur Julia Roberts ka menduar që pushimet e Krishtlindjeve t’i kalojë në Australi.

Ajo ndodhet atje që prej tetorit, për të filmuar filmin e saj të ri “Ticket to Paradise” me George Clooney.

Julia shijoi Krishtlindjet teksa shihet veshr me rroba banje rozë me bashkëshortin Danny Moder dhe tre fëmijët e tyre.

Ylli i “Pretty Woman” duket e tonifikuar dhe e nxirë teksa doli nga deti pas një noti.


Ajo ka vënë një mbulesë blu , aksesorë tepër të veçantë, syze dielli të errëta dhe një kapele shumëngjyrëshe.

Ndërkohë, binjakët 17-vjeçare të çiftit, vajza Hazel djali Phinnaeus, dhe djali i vogël Henry, po ashtu shijuan motin e nxehtë të verës.

Një ditë më parë, në prag të Krishtlindjeve, Danny dhe Phinnaeus janë fotografuar duke bërë sërf.

You may also like