John Kerry largohet nga Administrata Biden – Shqip

by admin
Spread the love

Ish-senatori dhe sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, do të largohet nga posti i i dërguari special i administratës Biden për klimën pas tre vjetësh, thanë të shtunën dy burime qeveritare.

Vendimi i 80-vjeçarit Kerry – i cili do të ndihmojë fushatën e rizgjedhjes së Biden-it – vjen një muaj pasi ai ndërmjetësoi një marrëveshje ndërkombëtare në Dubai për t’u larguar nga karburantet fosile.

Kerry informoi stafin e tij për vendimin e tij të shtunën pasi foli me Biden të mërkurën, tha një nga burimet e njohur me situatën për Reuters. Administrata nuk ka marrë asnjë vendim se kush mund të zgjidhet për të zëvendësuar Kerry-n, shtoi i njëjti burim.

Kerry, si Sekretar i Shtetit nën ish-presidentin demokrat Barack Obama, ndihmoi gjithashtu ndërmjetësimin e marrëveshjes së klimës të Parisit të vitit 2015, në të cilën kombet u zotuan të ndërmarrin veprime për të luftuar ndryshimet klimatike. Kerry ka shërbyer më parë si senator demokrat nga Massachusetts dhe ka qenë kandidati presidencial i partisë së tij në vitin 2004, duke humbur ndaj presidentit aktual republikan George W. Bush.

Kujtojmë se kjo figurë e politikës amerikane, e krahut demokrat, ishtë ai që pështjelloi politikën dhe shoqërinë shqiptare në tetor të 2014, duke kërkuar që armë kimike nga Siria të stacionoheshin në territorin shqiptar. Për këtë madje ai tha se do vinte vetë në Tiranë, nëse qeveria i thoshte “Po”. Por Rama, nga presioni i madh i protestave, ndër më uniket në postkomunizëm, tha “Jo”. /tesheshi.com/

You may also like