Jo vetëm titullin, Verstappen mposhti Hamilton edhe në një tjetër aspekt

by admin
Spread the love

Max Verstappen fitoi titullin e dytë në karrierë sezonin e shkuar të Formula 1 teksa nuk hasi në shumë vështirësi duke qenë se Mercedesi nuk ishte në një situatë të mirë ndërsa nga ana tjetër, Ferrari dhe Charles Leclerc e patën të pamundur të mbanin ritmin e holandezit në garë.

Por, një tjetër aspekt në të cilin 25-vjeçari triumfoi mbi rivalët janë edhe përfitimet ekonomike, kjo pasi piloti i RedBull ishte më i mirëpaguari sezonin e kaluar duke lënë pas edhe një si Leëis Hamilton.

Nëpërmjet pagës te skuderia austriake dhe bonueseve të përfituara nga fitoret në gara dhe podiumet e arritura, Verstappen arkëtoi plot 45 milionë paund, ndërsa Hamilton mbeti në kuotën e 29 milionë paundëve.

Sakaq, vendi i tretë për Charles Leclerc të Ferrarit me italianin që fitoi deri në 20 milionë euro ndërsa në vend të katërt dhe të pestë renditen respektivisht Lando Norris i McLaren dhe Carlos Sainz i Ferrarit. Kujtojmë se sezoni i ri i Formula 1 starton më datë pesë mars në Arabinë Saudite në pistën e Sakhir.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like