Jo vetëm Kumbulla, Sasuolo huazon edhe një prej yjeve të së ardhmes

by admin
Spread the love

Klubi i Sasuolos ka zyrtarizuar sot huazimin e Marash Kumbullës nga Roma deri në fundin e këtij sezoni.

Por mbrojtësi nuk ka qenë i vetmi futbollist shqiptar që u është bashkuar sot këtij klubi.

Klubi i Feralpisalo ka bërë të ditur se ka huazuar me të drejtë blerje të klubi i Serisë A djaloshin 16-vjeçar Brajan Gjyla.

Sulmuesi i përfaqësueses U17 të Shqipërisë kishte qenë pjesë e Xhenoas, por tashmë kalon te Sasuolo që investon shumë te të rinjtë dhe i afron vazhdimisht te ekipi i parë.

Sipas klubit të Feralpisalo, marrëveshja e huazimit është deri në verën e vitit 2025, me Sasuolon që më pas mund të ushtrojë të drejtën e transferimit përfundimtar.

You may also like