Jepet vendimi për gjyqin e Johnny Depp dhe Amber Heard, reagojnë artistët

by admin
Spread the love

Johnny Depp ka fituar gjyqin për shpifje ndaj ish-bashkëshortes Amber Heard, të cilën e paditi për abuzim në familje.

Juria vendosi këtë të mërkurë në favor të Johnny Depp, duke justifikuar qëndrimin e tij se Heard sajoi pretendime se ajo ishte abuzuar nga Depp para dhe gjatë martesës së tyre të shkurtër.

Vendimi mund ta ndihmojë yllin të rehabilitojë imazhin e tij, të paktën kjo është shpresa e tij, pas një gjyqi televiziv që u shndërrua në një spektakël të një martese të mbrapshtë.

Depp e paditi Heardin për shpifje në Gjykatën e Qarkut Fairfax lidhur me një shkrim të dhjetorit 2018 që ajo shkroi në “The Washington Post” duke e përshkruar veten si “një figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje”. Avokatët e tij thanë se ai ishte shpifur nga artikulli edhe pse nuk përmendte kurrë emrin e tij.

Heard reagoi e zhgënjyer për vendimin:

“Zhgënjimi që ndjej sot është përtej fjalëve. Mali i provave që kisha nuk qe mjaftueshëm për t’i bërë ballë fuqisë dhe ndikimit të ish-bashkëshortit tim.

Jam dhe më e zhgënjyer për mesazhin që përcjell ky vendim për gratë e tjera. Është një kthim prapa, kur një grua që fliste, turpërohej. Më vjen keq që e humba këtë çështje. Por jam akoma më e trishtuar se kam humbur të drejtën që mendoja se e kisha si amerikane, të flas lirshëm dhe hapur”.

Ndërsa Deep, në një deklaratë pas vendimit kujtoi se “gjashtë vjet më parë, jeta ime, jeta e fëmijëve të mi, jeta e njerëzve më të afërt me mua, si dhe jeta e njerëzve që për shumë e shumë vite më kanë mbështetur dhe besuar në mua, kanë ndryshuar përgjithmonë”.


Top Channel

You may also like