Jeni të sigurt, por me kusht se na kurseni nga sanksionet

by admin
Spread the love

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se Rusia nuk ka qëllime të këqija ndaj fqinjëve të saj, teksa u bëri thirrje atyre që të mos vendosin sanksione.

Duke folur në vënien në punë të një trageti të sapondërtuar që do të dërgojë mallra në vendin baltik të Kaliningradit, Putin tha se sanksionet do ta forcojnë Rusinë pasi ato do ta detyrojnë vendin e tij të ndërtojë njohuri pasi janë kufizuar nga jashtë, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se Rusia e gjen veten gjithnjë e më të izoluar përballë Perëndimit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke parë kështu humbjet ekonomike dhe privimet nga teknologjia, pasi shumë vende i vendosen Rusisë sanksione pasi kjo e fundit nisi sulmet ushtarake ndaj Ukrainës.

You may also like