Je banori më me fat, e di ti si i bëje valixhet gati nëse unë të…

by admin
Spread the love

Luiz Ejlli dhe Armaldo Kllogjeri kanë pasur një debat shumë të ashpër me njëri-tjetrin mbrëmjen e kaluar gjatë emisionit ‘Top Story’, i moderuar nga Krist Aliaj, që banorët improvizuan në shtëpi.

Këngëtari i bëri të ditur Armaldos se është banori më me fat në shtëpi pasi nuk është ngacmuar nga ai. Sipas Luizit, nëse kjo gjë so të kishte ndodhur, atëherë ai do të ishte duke bërë valixhet për të lënë shtëpinë e Big Brother VIP

“Ti je banori më me fat këtu pasi je i vetmi që nuk të kam luftuar. Me të luftuar e di ti si i bën valixhet dhe del. E di ti, nuk po të tregoj”, i drejtohet Luizi Maestros.

Nga ana tjetër, Armaldo ishte i gatshëm të sqarohej e të mbronte veten kundër Luizit e kundër Oltës. Kujtojmë që Maestro i ka prishur marrëdhëniet e tij me të dy konkurrentë, qoftë me Oltën, por edhe me Luizin.

You may also like