Javë vendimtare për De Ketelaere, pritet zbarkimi i tij në Milano

by admin
Spread the love

Ka nisur një javë vendimtare për sa i përket një prej objektivave në merkaton e Milanit. Bëhet fjalë për Charles De Ketelaere i cili pritet të zbarkojë shumë shpejtë në Milano për të veshur fanellën kuqezi.

Dyshja Maldini dhe Massara pritet të takohen me drejtuesit e Club Brugge për t’i propozuar edhe zyrtarisht ofertën për kartonin e lojtarit. Operacioni pritet të mbyllet me rreth 35 milionë euro, aq sa ishte edhe kërkesa e belgëve.

Brugge nga ana tjetër nuk pritet të bëjë më rezistencë për këtë marrëveshje. Sinjal se transferimi pritet të ndodhë shumë shpejtë ka qenë edhe fakti se De Ketelaere është lënë në stol në sfidën e Superkupës përballë Gent. /oversport.tv

Foto: Club Brugge K.V. Facebook

 

You may also like