Java përmes fotove/ Palestinezët mbajnë trupat e pajetë të të afërmve pas bombardimeve! Pasojat shkatërrimtare të uraganit Otis, kriza e afganëve

by admin
Spread the love

Situata në Izrael dhe Palestinë vazhdon të jetë në qendër të mediave botërore, teksa bombardimet vazhdojnë pa ndalim nga të dyja palët.

9.700 palestinezë kanë humbur jetën deri më tani, sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas Autoritetit Palestinez, që nga nisja e sulmeve deri më tani, gjysma e shtëpive janë shkatërruar. Izraeli filloi bombardimin e Gazës pasi Hamasi vrau më shumë se 1400 izraelitë dhe rrëmbeu mbi 200 të tjerë.

Afganët po përballen me një tjetër krizë, pasi Pakistani u dha paralajmërimin e fundit emigrantëve pa dokumente që të largohen jashtë qendrave të riatdhesimit në qytetin Azakhel të Pakistanit.

Më 26 tetor, uragani Otis u mori jetën rreth 50 njerëzve në Meksikë dhe dëmtoi mijëra shtëpi duke shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike.

Fotot më poshtë, përcjellin zhvillimet kryesore në botë, përgjatë javës që lamë pas: