Jason Momoa dhe Lisa Bonet pendohen për ndarjen, mediat thonë se po ribashkohen

by admin
Spread the love

Një krizë hyri mes Jason Momoa dhe Lisa Bonet, duke e ndarë çiftin aq shumë të dashur për publikun disa javë më parë. Pas pak më shumë se një muaj nga ndarja zyrtare me një postim në Instagram, mësohet se çifti ka vendosur t’i japë një tjetër shans martesës.

“Kanë ndryshuar mendje dhe Jason është kthyer në shtëpi”, mësohet se kanë thënë burime pranë çiftit për Hollywood Life.

Cifti janë bashkë prej 16 vitesh dhe të martuar prej 5 vitesh. Ata kanë qenë gjithmonë një nga çiftet shembull për jetëgjatësinë në Hollywood dhe lajmi i ribashkimit i ka gëzuar shumë fansat./revistawho.com

You may also like