JAPONI – Mbi 240 të zhdukur pas tërmetit

by admin
Spread the love

TOKIO, 5 janar /ATSH-DPA/- Numri i personave të zhdukur pas tërmetiT masiv që goditi bregun perëndimor të Japonisë në ditën e Vitit të Ri u rrit në më shumë se 240.

“Qeveria ka dyfishuar numrin e ushtarëve të dislokuar në zonën e fatkeqësisë në 4 600 për të mbështetur shërbimet e urgjencës”, raportoi media japoneze.

Ka pasur me dhjetëra raportime se banorët kanë mbetur nën rrënojat e shtëpive. Malet e rrënojave, rrugët e dëmtuara, rrëshqitjet e dheut dhe lëkundjet vazhdojnë të pengojnë përpjekjet e ekipeve të shpëtimit.

Në prefekturën Ishikawa, zona më e goditur, të paktën 700 persona janë ende të shkëputur nga bota e jashtme.

Agjencia e lajmeve Kyodo raportoi se rreth 30 000 familje kishin mbetur pa energji elektrike dhe 80 000 familje kishin humbur furnizimin me ujë.

Sipas autoriteteve lokale, rreth 33 000 persona duhet të qëndrojnë ende në qindra strehimore emergjente.

Që nga tërmeti i Vitit të Ri me magnitudë 7,6 ballë, rajoni në Detin e Japonisë është tronditur nga më shumë se 150 pasgoditje.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like