JERUSALEM, 1 prill /ATSH-ANSA/- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i është nënshtruar një nderhyrjeje te “suksesshme” të hernies, njoftoi sot Zyra e tij.
“Netanyahu është mirë dhe ka filluar të shërohet”, u tha në përfundim të operacionit të kryer mbrëmë nën anestezi të përgjithshme.
Në të njëjtën orë, mijëra izraelitë demonstruan në Jerusalem për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Rripin e Gazës.
Dje lëvizja islamike palestineze tha se ende e konsideronte pozicionin e Izraelit shumë të largët për të përparuar në negociata.
Netanyahu tha nga ana e tij se është Hamasi ai që ka forcuar pozicionet e tij për kushtet e një armëpushimi.//a.i/