IZRAEL – Ministria e Jashtme: Marrëdhëniet me Bahreinin nuk kanë ndryshuar

by admin
Spread the love

TAL AVIV, 2 nëntor /ATSH-DPA/ – Izraeli ka mohuar sot raportet se ambasadori i tij në Bahrein dhe ambasadori i Bahreinit në Izrael ishin tërhequr.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme në Jerusalem tha se nuk kishte asnjë komunikim apo vendim nga qeveria në Bahrein dhe qeveria izraelite për të tërhequr ambasadorët e vendeve.

“Marrëdhëniet mes dy vendeve janë të qëndrueshme”, tha ai.

Parlamenti i Bahreinit kishte njoftuar më parë se shteti i Gjirit kishte tërhequr ambasadorin e tij, dhe se të gjitha marrëdhëniet ekonomike me Izraelin do të pezulloheshin.

Ai tha se ambasadori izraelit ishte larguar nga mbretëria dhe përsëriti mbështetje të fortë për kauzën palestineze.

Në vitin 2020, Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) ishin shtetet e para të Gjirit që nënshkruan një marrëveshje për të vendosur marrëdhënie diplomatike me Izraelin.

Qasja e tyre u drejtua kryesisht kundër Iranit shiit, të cilin Emiratet e Bashkuara Arabe, një komb sunit, e konsiderojnë gjithashtu një kërcënim.

Deri atëherë, të vetmet shtete arabe me marrëdhënie diplomatike me Izraelin ishin Egjipti dhe Jordania. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like