IZRAEL – Galant: Thellimi i operacioneve në Gaza na afron me marrëveshjen e pengjeve

by admin
Spread the love

TEL AVIV, 11 shkurt /ATSH-ANSA-DPA/ – Thellimi i operacioneve në Gaza na afron me marrëveshjen realiste për kthimin e pengjeve, tha sot ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant duke folur në Drejtorinë e Shërbimeve Sekrete.

“Ne kemi hyrë në zemrën e vendndodhjeve më të ndjeshme të Hamasit dhe po përdorim inteligjencën e tyre kundër tyre”, tha Gallant.

Qeveria amerikane dhe ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock janë shprehur kundër veprimeve ushtarake në Rafah ditët e fundit.

“Ne besojmë se një operacion ushtarak në këtë kohë do të ishte një katastrofë për këta njerëz”, tha të enjten drejtori i Komunikimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby.

“Ne nuk do ta mbështesim atë”, theksoi ai.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, António Guterres paralajmëroi gjithashtu për një katastrofë humanitare dhe pasoja për të gjithë rajonin.

“Gjysma e popullsisë së Rripit të Gazës është e mbushur në Rafah dhe nuk ka ku të shkojë tjetër”, shkroi ai në X.

Egjipti ka frikë se një operacion masiv ushtarak në Rafah mund të çojë në një fluks të palestinezëve të dëshpëruar në gadishullin egjiptian të Sinait.

Të premten, Netanyahu urdhëroi ushtrinë e vendit të tij të përgatiste një ofensivë në Rafah. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like