Italiano: Dy finalet e humbura ‘djegin’, kemi nxjerrë mësime

by admin
Spread the love

Dy finale të luajtura në fundin e sezonit të kaluar dhe të dyja të humbura, kanë dëshpëruar jo pak futbollistët e Fiorentinës, që këtë herë në Superkupën e Italisë do të kenë mundësinë të fitojnë një trofe.

E pranon këtë trajneri Vincenzo Italiano, që në prag të gjysmëfinales me Napolin, deklaron se skuadra ka punuar shumë dhe ka mësuar nga dështimet, për të synuar një trofe që do të ishte kurorëzim i gjithçkaje të mirë të bërë vitet e fundit.

“Sigurisht që të humbësh dy finale nuk është e lehtë të kapërdihet. Megjithatë ne kemi një skuadër pa shumë eksperiencë dhe pikërisht ato dështime na kanë ndihmuar të nxjerrim shumë leksione. Jemi përgatitur mirë për këtë turne dhe shpresojmë të dërgojmë trofeun në Firence”, u shpreh Italiano.

Trajneri i Fiorentinës vlerësoi jo pak kushtet e krijuara nga Arabia Saudite për organizimin e Superkupës, duke nisur nga pritja, te akomodimi dhe terrenet stërvitore e stadiumi.

Fiorentina do të përballet me Napolin në gjysmëfinalen e parë, të enjten në orën 20:00, ndërsa një ditë më vonë do të zbresin në fushë Interi dhe Lazio./ Super Sport


Top Channel

You may also like