Italia ashpërson dënimet për ‘vandalët e protestave ekologjike’ që dëmtojnë monumentet

by admin
Spread the love

Një ligj i ri i miratuar në Itali katërfishon gjobat për ata që dëmtojnë monumentet gjatë protestave të “mbrojtjes së ambjentit” apo fushatave ekstreme të sensibilizimit që çuditërisht u shtuan gjatë vitit 2023.

Ligji i parlamentit shtonte gjobat për dëmtime ndaj objekteve historike dhe ambjenteve të tjera kulturore pas veprimeve të protestuesve “të klimës” vitin e shkuar.

Legjislacioni i ri ngre gjobat nga €40,000 në €60,000 nëse autori dëmton ose prish një vepër arti, ndërsa për protestuesit ‘ekologjikë’ që njihen në vend si “eko-vandalët” gjobat ngrihen nga €1,500 në 15,000 euro.

Ligji thotë se ministria mund të përdorin fondet e gjobave për të pastruar ose restauruar monumentet e shënjestruara nga dhuna e protestuesve.

“Sot është një ditë e bukur për kulturën italiane, veçanërisht për trashëgiminë artistike e arkitekturore të kombit”, tha ministri i kulturës Gennaro Sangiuliano, i cili kishte kërkuar më parë ashpërsimin e dënimeve.

Masat vijnë pas disa incidenteve absurde ku ‘aktivistët’ mes të tjerave kanë hedhur bojë ose kanë dëmtuar monumentet të njohura si shatërvani Fontana di Trevi në Romë, apo pallatin  Palazzo Vecchio në Firence./AnadoluAgency/