Itali-SHBA, operacion kundër Cosa Nostra-s: Arrestohen 17 mafiozë dhe drejtues të familjes Gambino

by admin
Spread the love

17 drejtues dhe bashkëpunëtorë të familjes së njohur mafioze italiane Gambino janë arrestuar në SHBA dhe Itali. Akuzat kundër tyre përfshijnë shantazh, zhvatje, hakmarrje të dëshmitarëve, komplot dhe mashtrim. Dhjetë u arrestuan në zonën e Nju Jorkut dhe shtatë nga autoritetet italiane në Palermo të Siçilisë. Një tjetër i dyshuar është ende i lirë, sipas Departamentit Amerikan të Drejtësisë.

“Siç pretendohet, për vite të tëra të pandehurit kanë kryer shantazhe të dhunshme, sulme, zjarrvënie, kanë frikësuar dëshmitarët dhe kanë kryer krime të tjera duke tentuar që të dominojnë sektorin e depozitimit të mbeturinave në Nju Jork”, tha prokurori amerikan, Breon Peace.

Në një aktakuzë, prokurorët shprehen se ata gjithashtu synonin përvetësimin e fondeve dhe mashtrimin e sindikatave. Sipas aktakuzës, anëtarët e grupit kërcënuan biznesmenë, iu shmangën rregullave të sindikatave dhe manipuluan kontrata me qëllim përfitimin. Në mesin e të arrestuarve në SHBA është edhe Joseph Lanni, 52 vjeç, që dyshohet se ishte udhëheqës i grupit që po ashtu njihet me emrat si “Joe Brooklyn” dhe “Mommino”. Të tjerë të arrestuar janë edhe Angelo “Fifi” Gradilone dhe Francesco Vicari bashkëpunëtor të familjes Gambino.

Familja Gambino është një prej pesë familjeve të Cosa Nostras, mafias siçiliane me seli në Nju Jork, sipas prokurorëve amerikanë. Udhëheqësi i tij ishte John Gotti i cili vdiq burg në 2002. Pas vdekjes së Gotti-it drejtimin e mori Frank Cali, i cili u vra jashtë shtëpisë së tij në Staten Island në mars 2019. Vdekja e tij shënoi vrasjen e parë të një bosi mafioz në qytet që nga vdekja e kreut të atëhershëm të familjes Gambino, Paul Castellano, në 1985. Të pandehurit përballen me dënime maksimale nga 20 deri në burgim të përjetshëm.

The post Itali-SHBA, operacion kundër Cosa Nostra-s: Arrestohen 17 mafiozë dhe drejtues të familjes Gambino appeared first on American Eye.

You may also like