ITALI – Mocioni i mosbesimit kundër Santanché dështon për herë të dytë

by admin
Spread the love

ROMË, 4 prill /ATSH-DPA/- Një mocion mosbesimi i paraqitur nga opozita italiane kundër anëtares së qeverisë së djathtë, Daniela Santanché ka dështuar për herë të dytë në 24 orë.

Ministrja e Turizmit Daniela Santanché, e partisë ultra të djathtë “Fratelli d’Italia”, i mbijetoi lehtësisht mocionit të censurës duke marrë mbështetjen e partisë konservatore.

Pas debatit në Dhomën e Deputetëve, 213 deputetë votuan kundër mocionit, 121 pro dhe tre abstenuan.

Santanché, 62 vjeçe, ka qenë në qendër të kritikave nga opozita për shkak të hetimeve kriminale rreth aktiviteteve të saj të biznesit.

Ajo akuzohet se ka marrë më shumë se 100,000 euro për kompaninë e saj nga sistemi shtetëror i pensioneve si pjesë e fondeve të ndihmës së Covid-19.

Santanché është gjithashtu nën hetim pas akuzave për mashtrim në raportimin financiar dhe parregullsi të tjera. Santanché ka mohuar çdo pretendim.

Të mërkurën në mbrëmje, zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit Matteo Salvini nga partia e djathtë populiste “La Lega” u përball me një mocion censure në Dhomën e Deputetëve. Ai gjithashtu i mbijetoi votimit.

Ai është kritikuar për deklaratat për Rusinë, të cilat janë interpretuar si i afërt me liderin e Kremlinit, Vladimir Putin. Ai ka pasur kontakte të ngushta me Putinin në të kaluarën.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like