ITALI – Meloni: Rama u sulmua vetëm se ka ndihmuar Italinë

by admin
Spread the love

ROMË, 12 dhjetor /ATSH-ANSA/ Ishim ne ata që nxitëm që në fillim të mandatit tonë Unionin të pajisej me politikën e tij serioze dhe të ndërgjegjshme për të luftuar trafikimin e paligjshëm të qenieve njerëzore, që fillimisht nga një pozicion i izoluar, sot është një besim i përbashkët dhe kjo falë Italisë, tha sot kryeministrja italiane Giorgia Meloni.

“Lidhur me protokollin Itali-Shqipëri, është për të ardhur keq që shumë nga zërat kundërshtues kanë ardhur nga Italia, ku Rama është sulmuar vetëm se ka ndihmuar Italinë. Është për të ardhur keq dhe për t’u habitur që ka pasur kërkesa për përjashtimin e kryeministrit shqiptar nga PSE-ja, me sa duket për disa italianë të majtë, të ndihmosh Italinë është një faj”, tha kryeministrja Giorgia Meloni.

“Pakti po ngjall interes të vërtetë, me gjithë respektin e duhur për ata në vend dhe në BE që duan vetëm të shkatërrojnë çdo përpjekje. Le të vazhdojnë të shkatërrojnë, ne do të vazhdojmë ta ndërtojmë dhe italianët do të vazhdojnë të shohin ndryshimin”, shtoi ajo.

“Marrëveshja me Tiranën është e destinuar të bëhet një mjet i rëndësishëm për të luftuar trafikantët,  dhe për të lejuar hyrjen në territorin evropian vetëm të personave që kanë të drejtën e mbrojtjes ndërkombëtare”, shtoi ajo.

“Ka një dialog të vazhdueshëm me komisionin evropian për marrëveshjen për të vërtetuar angazhimin në përputhje të plotë me të drejtën e BE-së, kombëtare dhe ndërkombëtare”, tha Meloni. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like