ITALI – Kufizime për mënjanimin e smogut, pasi Milano rendit i treti në botë

by admin
Spread the love

ROMË, 20 shkurt /ATSH-DPA/- Autoritetet italiane miratuan disa kufizime në një përpjekje për të trajtuar smogun në Milano dhe provincat në veri të Italisë.

“Kufizimet përfshijnë një ndalim të pjesshëm të automjeteve me naftë dhe një ndalim të ndezjes së zjarrit të hapur ose përdorimit të disa sobave me dru”, sipas raporteve.

Masat u vendosën në Milano dhe tetë provinca të tjera në rajonin e Lombardisë.

Nivelet e larta të grimcave po shkaktojnë probleme në rajonin me popullsi të dendur në veri të Italisë prej disa kohësh.

Të dielën, ajri në Milano u rendit i treti më i keqi në botë nga kompania private zvicerane mjedisore “IQAir”.

Përpara Milanos renditen Daka në Bangladesh dhe Chengdu në Kinë.

Në dimër, smogu është një problem i njohur në disa qytete të mëdha italiane.

Lugina e lumit Po, në veri të vendit, është kryesisht e prekur nga mungesa e qarkullimit të ajrit, e cila vjen si pasojë e vendndodhjes gjeografike mes maleve të larta.

Për më tepër, dendësia e lartë e popullsisë në zonë do të thotë se ka shumë automjete dhe shtëpi që prodhojnë emetime.

Në Milano, banorëve u është kërkuar të ulin ngrohjen në 19 gradë Celsius në ambiente të mbyllura në mënyrë që të reduktojnë emetimet./ /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like