ITALI – Berlusconi: Jam një mik i hershëm i Putinit, por jam i zhgënjyer dhe i trishtuar nga sjellja e tij

by admin
Spread the love

MILANO, 10 prill /ATSH-ANSA/- Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi kritikoi drejtpërdrejt mikun e tij Vladimir Putin për sulmin rus në Ukrainë, hera e parë që nga lufta.

“Unë nuk e fsheh faktin se jam thellësisht i zhgënjyer dhe i trishtuar nga sjellja e Vladimir Putin”, theksoi magnat 85-vjeçar.

“E takova atë 20 vjet më parë dhe ai gjithmonë më dukej një njeri me sens të përbashkët, një njeri i demokracisë dhe paqes,” u tha Berlusconi ligjvënësve në një konferencë të partisë së tij konservatore Forza Italia.

”Në fillim të viteve 2000, kur isha kryeministër shpresoja se rusët të ktheheshin drejt Evropës. Por agresioni në Ukrainë tani po e sjell vendin drejtpërsëdrejti në duart e Kinës. Është turp, është një turp i vërtetë”, shtoi ai.

Berluskoni tha pas më shumë se një muaji konflikt të armatosur në Ukrainë th eksoi se Rusia ka krye krime lufte dhe nuk mund të mohojë përgjegjësinë e saj”.

Kujtojmë se kavalieri Berlusconi ka pasur një miqësi të fortë mes tyre. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like