ITALI – Asnjë fitues pas raundit të dytë të votimeve të zgjedhjeve presidenciale

by admin
Spread the love

ROMË, 25 janar /ATSH-DPA /- Nuk pati asnjë fitues në raundin e dytë të votimeve të zgjedhjeve presidenciale në Itali të martën, ku ligjvënësit e partive kryesore qeverisëse kanë dorëzuar sërish fletëvotimet bosh.

Ashtu si në ditën e parë të votimeve, askush nuk arriti të merrte dy të tretat e votave nga 1009 zgjedhës që kërkohen për të zgjedhur një pasardhës të Sergio Mattarella. Partitë e qendrës së majtë dhe të qendrës së djathtë nuk kanë rënë dakord për një kandidat të përbashkët.

Rezultate të ngjashme priten të mërkurën në raundin e tretë të votimeve. Vetëm pas raundit të katërt të votimeve, të planifikuar për të enjten, do të mjaftojë një shumicë absolute për të zgjedhur fituesin.

Pas tërheqjes së ish-kryeministrit Silvio Berlusconi nga gara për postin më të lartë në shtet, negociatat mes liderëve partiakë për një kandidat të mundshëm u intensifikuan.

Në mënyrë konvencionale, nuk ka kandidatë zyrtarë në garë, por kryeministri aktual Mario Draghi prej kohësh konsiderohet favorit për këtë rol.

Duke qenë se ai nuk mund t’i mbajë të dyja pozicionet, negociatat kanë vazhduar për javë të tëra në Romë për mënyrën sesi të procedohet me qeverinë e tij, në të cilën përfaqësohen pothuajse të gjitha partitë kryesore në parlament. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like