“Ishte si një ndeshje miqësore”, Kimish pas humbjes në klasike: Champions? Nëse luajmë kështu…

by admin
Spread the love

Bajerni i Mynihut humbi klasiken ndaj Dortmund në “Allianz Arena” dhe tashmë titulli praktikisht është i Leverkusenit, pasi diferenca shkoi në 13 pikë, kur mbeten edhe 7 javë deri në fund të Bundesligës.

Mesfushori Kimish ka kritikuar shokët e skuadrës për mungesën e pasionit dhe vendosmërisë: “Pyes veten se si mund të bëjmë një paraqitje të tillë në një ndeshje si kjo. Është krejtësisht e pashpjegueshme për mua; është plotësisht e pakuptueshme. Në pjesën e dytë, kishe ndjenjën se asgjë nuk ishte në rrezik. Ishte si një ndeshje miqësore. Ne lojtarët duhet të shkojnë në shtëpi dhe të pyesim veten”.

Kimish gjithashtu paralajmëroi shokët e tij për çerekfinalen vendimtare të Champions kundër Arsenalit që do të zhvillohet në prill, duke shtuar: “Nëse luajmë kështu, do të jetë e vështirë javën e ardhshme kundër Heidenheim dhe, natyrisht, edhe në Champions League”.

PANORAMASPORT.AL

You may also like