Ishte nisur nga Gjeneva për në Shkup, avioni i EasyJet ulet në Rinas pas vërdallosjes në ajër

by admin
Spread the love

Një avion i kompanisë EasyJet i nisur nga Gjeneva në Zvicër me destinacion Shkupin është ulur pak më parë në Rinas. Siç mëson AlbEu, avioni nuk ka mundur të ulet në aeroportin e Shkupit duke u vërtietur për minuta të tëra në ajër, por në fund kontrollorët ajrore kanë vendosur që ta nisin avionin me rreth 180pasagjerë për në aeroportin e Rinasit.

Nuk ka të dhëna ende për shkakun që ka çuar në këtë devijim të destinacionit nga avioni i EeasyJet.

Zakonisht, avionët zgjedhin të ulen në aeroportet pranë destinacionit në rastet e motit të keq, por siç duket nga të dhënat meteorologjike, moti është i kthjellët në Shkup. Rrjedhimisht, për momentin shkaku nuk dihet, por pritet të zbulohet gjatë minutave në vijim.

You may also like