“Isha i lumtur te Juvja”, De Ligt: Më vjen keq, por Bayerni nuk refuzohet!

by admin
Spread the love

Matthijs De Ligt u transferua në verën e vitit 2022 për 67 mln euro nga Juventusi te Bayern Munchen.

Mbrojtësi holandez është përballur me kritika në aventurën në Gjermani. 24-vjeçari ka humbur postin e titullarit, teksa foli edhe për Thomas Tuchel ditë më parë, teksa u shpreh se trajneri po e aktivizonte si mesfushor: “Përse nuk po luaj? Nuk ia kam idenë… Duhet të pyetni trajnerin.

Unë bëj gjithçka që dëshiron Tuchel, por ai nuk më jep asnjë shpjegim për këtë situatë. Në dy takimet e fundit kam luajtur vetëm 10 minuta. Dhe ato si mesfushor…

E vetmja gjë që unë mund të bëj është të punoj fort dhe të përmirësohem”, u shpreh De Ligt, i cili i është rikthyer sërish largimit nga bardhezinjtë e Juventusit.

Bayerni apo ishte eliminuar nga Villareali në Champions kur drejtuesit kontaktuan agjentin tim. Të cilit i thanë: ‘Po kërkojmë për një mbrojtës’.

Agjenti më informoi më pas dhe më pyeti nëse doja të shkoja te Bayerni. Unë u përgjigja menjëherë: ‘Nëse ekziston mundësia, atëherë do doja shumë të shkoja te Bayerni’.

Juventusi? Jam zbavitur atje, të gjithë më donin. Por kur të kërkon një klub si Bayerni, gjithmonë ekziston mundësia të fitosh Champions League dhe kampionatin… Nuk m’u desh shumë të mendohesha për kalimin në Gjermani”, përfundoi De Ligt.


Top Channel

You may also like