Ish-partneri deklaroi se nuk kishte takuar vajzën prej një viti, Rudina Dembacaj: Do të bëhet lajm

by admin
Spread the love

Aktorja e njohur shqiptare, Rudina Dembacaj ka reaguar në lidhje me deklaratat e bëra nga ish-bashkëshorti i saj, Aleksandër Varfaj, i cili përmes një publikimi disa ditë më parë, deklaroi se ka një vit që nuk e ka puthur vajzën, Viktorian.

E ftuar së fundmi në emisionin “E Diell”, në rubrikën “S’e luan as topi” me Ronaldo Sharkën, aktorja e njohur la të kuptohet se emri i saj po përdoret nga ish-bashkëshorti që ky i fundit të tërheqë vëmendjen e sa më shumë mediave.

“Zemra ime kur një person meriton të bëhet lajm nuk duhet të citohet emri i Rudina Dembacaj që lajmi të lexohet, nëse dikush është personazh publik dhe prodhon lajme le ti prodhojë”, i tha ajo gazetarit Ronaldo Sharka në emisionin ‘E diell’.

Kujtojmë që pak ditë më parë, Aleksandër Varfaj tha se nuk ka kontakt me vajzën e tj, Viktorian dhe se ka një vit që nuk e ka takuar. “Një vit pa të puthur. Do të rritesh e do të sqaroj gjëra që nuk ia uroj askujt. Më ka marrë malli,” shkruante ai krah një fotoje me të voglën.

You may also like