Ish-mbrojtësi i Milanit të “Artë”: Interi i paarritshëm, Leao ndoshta nuk ka për t’u bërë ndonjëherë golashënues i madh

by admin
Spread the love

Mauro Tassotti, ish-mbrojtësi dhe ish-ndihmës trajneri i Carlo Ancelotti-t te Milani, foli për së fundmi për kampionatin italian dhe për “Djallin”.

Në një prononcim për mediet italiane, Tassotti u shpreh se e për momentin Interi është më lart se të gjithë.

“Për momentin Interi është mjaft i paarritshëm për të gjithë, jo vetëm për Juventusin. Ata po luajnë shumë mirë. Ata janë me meritë në krye të tabelës, ne vetëm mund t’i përgëzojmë sepse përveç pikëve ata luajnë edhe futboll të bukur. Ata janë të vështirë për t’u mposhtur”-tha fillimisht ai.

Më pas duke folur për sulmuesin e Milanit, Rafael Leao-n, Tassotti u shpreh se sipas tij portugezi nuk ka për t’u bërë kurrë një golashënues i madh.

“Nuk e di nëse ai do të jetë ndonjëherë një golashënues i madh, por ai është një lojtar i madh, nuk ka dyshim për këtë. Kërkohet shumë prej tij, ndoshta edhe më shumë në kohë të vështira për ekipin. Ai luan në çdo ndeshje, ai shkëlqen… Ai gjithashtu do të shënojë gola përsëri sepse është i fortë, shumë i fortë”-deklaroi Mauro Tassotti./ Super Sport


Top Channel

You may also like