Ish-kreu i Mossad thotë se Izraeli ‘ka vendosur sistem aparteidi ndaj palestinezëve’

by admin
Spread the love

Komentet e ish-zyrtarit të lartë të sigurisë Tamir Pardo, u dënuan nga partia izraelite në pushtet Likud.

Ish-kreu i inteligjencës izraelite Mossad ka thënë sot se një regjim aparteidi është vendosur ndaj palestinezëve, duke iu bashkuar zërave të rritje të vendasve të njohur që krahasojnë shtypjen aktuale të tel Avivit ndaj Bregut Perëndimor, me sistemin e dikurshëm të shtypjes racore në Afrikën e Jugut.

Pikëpamjet e Tamir Pardo duket se kanë një impakt më të ndjeshëm prej pushtetit që gëzon Mossad në Izrael, si dhe pasi vijnë në një kohë kur qeveria radikale e Izraelit po punon për të eliminuar çdo mundësi të një shteti të ardhshëm të Palestinës, shkruan rrjeti britanik The Guardian.

Pardo tha për rrjetin Associated Press se mekanizmat e Izraelit për të kontrolluar palestinezët, me kufizimet e lëvizjes dhe shtetrrethimit ushtarak janë të ngjashme me aparteidin dikur në Afrikën e Jugut, përkundër regjimit civil në kolonitë e reja izraelite në tokat e pushtuara.

“Aty ka një gjendje aparteidi. Në një vend ku dy popullsi drejtohet e gjykohen nga dy sisteme të ndryshme ligjore, ka një sistem aparteidi”, tha ai.

70 vjeçari Pardo, u emërua në krye të Mossad në 2011 nga Benjamin Netanyahu, kryeministër i atëhershëm dhe i tanishëm i Izraelit.

Partia e këtij të fundit Likud, tha sot se Pardo “duhet t’i vijë turp” për komentet e tij.

“Në vend që të mbrojë Izraelin dhe ushtrinë e Izraelit, Pardo e njollos atë,” thuhej në komentin zyrtar.

Qeveri të ndryshme izraelite kanë neglizhuar gjithmonë akuzat e aparteidit në Palestinë duke i cilësuar ato si ‘antisemite’ por kur ato vijnë nga brenda stabilimentit izraelit bëhen më të vështira për t’u refuzuar.

Pardo paralajmëroi gjithashtu se “pushtimi i përhershëm” i Izraelit kërcënon vendin.

“Izraeli duhet të vendosë çfarë dëshiron, sepse vendi nuk ka kufij të përcaktuar dhe nuk ka thënë nëse kërkon të lejojë zgjidhje me dy shtete për Palestinën”.

Komentet e qarta të Pardo vijnë pas atyre të ish-kryeprokurorit izraelit Michael Ben-Yair, i cili në mënyrë të ngjashme tha vitin e kaluar: “Vendi im ka rënë kaq poshtë politikisht e moralisht sa që tani është kthyer në një shtet aparteidi”.

Ish-kryetari i parlamentit të vendit Avraham Burg, dhe historiani i njohur izraelit Benny Morris, janë mes 2,000 figurave publike izraelite e amerikane që kanë nënshkruar së fundmi deklaratën publike “Palestinezët jetojnë në një regjim aparteidi”.

Letra e hapur i bën thirrje grupeve hebreje amerikane të flasin kundër pushtimit të territoreve palestineze dhe protestave kundër reformës në drejtësi të Netanyahu, që ka si qëllim “zgjerimin e pushtimit, aneksimeve dhe spastrimit të territoreve nga popullata palestineze”.

Në fillim të vitit ish-presidentja irlandeze Mary Robinson dhe ish-sekretari i përgjithshëm i OKB,  Ban Ki-moon folën për provat në rritje se “situata në Palestine plotëson gjithnjë e më shumë kushtet e aparteidit”, pasi vizituan Bregun Perëndimor./TheGuardian/


Top Channel

You may also like