Ish-komandanti i Wagner pranon se ka qëlluar me armë në kokë një fëmijë, Ukraina kërkon ndëshkim pas rrëfimit

by admin
Spread the love

Një ish-komandant i grupit mercenar rus Wagner e pranon se ka vrarë një vajzë të re në Ukrainë.

Ish-luftëtari e bën rrëfimin e supozuar në një video të publikuar nga projekti rus i të drejtave të njeriut Gulagu.net. Pamjet e publikuara në internet tregojnë se ai pranon që ka qëlluar në kokë një vajze – që thuhet se është pesë apo gjashtë vjeçe.

Në videon e gjatë nga Gulagu.net, ai dhe një tjetër ish-rekrutë Wagner pranojnë vrasjet masive në qytetet lindore të Soledar dhe Bakhmut, duke përfshirë fëmijët dhe të moshuarit ukrainas.  Të dy burrat pretendojnë se urdhrat për të shtëna kanë ardhur nga shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin, i cili dyshohet se u bëri thirrje mercenarëve që të “vrasin të gjithë”. 

Në një reagim referuar rastit, kreu i zyrës së presidentit ukrainas u shpreh se “rrëfimi nuk mjafton”. Sipas Andriy Yermak, “duhet të ketë ndëshkim” pasi ish-luftëtarët e Wagner pranuan hapur se kishin vrarë fëmijë ukrainas në videon e publikuar nga grupi i të drejtave të njeriut Gulagu.net.

Yermak thotë se do të ketë një dënim “të ashpër dhe të drejtë” për aktet e supozuara.

Videoja nuk është verifikuar nga Sky News në mënyrë të pavarur.


Top Channel

You may also like