Ish-gruaja e Kevin Costner refuzon të largohet nga vila $145 milionë në Kaliforni, përkundër marrëveshjes para-martesore (fotot)

by admin
Spread the love

Christine Baumgartner, gruaja në ndarje e aktorit amerikan Kevin Costner është kapur nga paparacët ende në vilën bregdetare $145 milionëshe të çiftit në Kaliforni, mes nisjes se procedurave të divorcit dhe masës së dëbimit nga banesa prej avokatëve të Costner.

Aktori 68 vjeçar fitues Oskari thotë se sipas kushteve të marrëveshjes së tyre paramartesore, 49 vjeçarja Baumgartner, kishte 30-ditë kohë për të dalë nga shtëpia që prej nisjes së divorcit më 1 mars, raportonte rrjeti Radar që zotëronte dokumentet ligjore.

Aktori i filmit të njohur “Vallëzo me ujqërit”, tha në gjykatë se gruaja Baumgartner po qëndron me forcë në shtëpi për ta bindur të pranojë kërkesat e saj financiare për ndarjen.

Dje në pronën e gjerë bregdetare shiheshin dhe një grup inspektorësh që sipas mediave kanë lidhje me pagesat e kredisë së shtëpisë.

Costner thotë se ka pranuar t’i paguajë Baumgartner $1.45 milionë sipas kontratës para-martesore, në mënyrë që bashkëshortja të gjejë një vend të përshtatshëm për të jetuar, por kjo nuk duket se mjafton për të.

Baumgartner, e cila ka punuar më parë si modele dhe dizajner çantash, shihej me celularin në dorë teksa hynte dje në një bankë, shkruan Daily Mail.

Ajo drejtonte një automjet Range Rover gri dhe nga banka u ndoq nga paparazët drejt kompleksit Carpinteria, në Kaliforni.

Baumgartner ka tre fëmijë me Costner  – djemtë Cayden, 16 vjeç e Hayes, 14, dhe bijën 13 vjeçare Grace.

Costner ka thënë se sipas marrëveshjes do të vijojë të paguajë pensionin e fëmijëve $30 000 në muaj dhe t’i japë gruas një paradhënie prej 10 000 dollarë për kostot e jetesës.

Ai shton në dokumente se është pronari vetëm i tre shtëpive të familjes dhe sipas kontratës para-martesore të nënshkruar në 2004, Baumgartner duhet të ishte larguar me zotërimet e saj në rast divorci.

Kompleksi i tyre Carpinteria, në bregdetin e Kalifornia llogaritet me vlerë $145 milionë.

Ai përfshin rreth 200 metra plazh privat dhe një fushë bejsbolli të konvertuar nga Costner. Shtëpia ka pamje nga malet e Santa Barbara, disa ishuj që duken nga bregu dhe një pistë kuajsh.

Në vitin 2007, i shiti dy hektarë tokë një fqinji, dhe konvertoi dy shtëpitë në një ndërtesë të vetme.


Top Channel

You may also like