Interi vazhdon që të monitorojë sulmuesin e Portos

by admin
Spread the love

Sipas të përditshmes italiane “Gazzetta dello Sport”, Interi vazhdon që të ndjek Taremin.

Sulmi dhe roli i krahut të djathtë janë dy të vetmet pozicione, të cilat klubi zikaltër po mendon t’i përforcojë aktualisht, duke pasur parasysh merkaton e janarit. Pra, Interi është shumë aktiv për Taremin.

Nuk është rastësi që ndërmjetësit janë parë duke punuar për operacionin në Lisbonë, pranë lojtarit iranian. Klubi zikaltër aktualisht është vigjilent. Taremi është me interes edhe për shkak të kontratës që i skadon qershorin e ardhshëm dhe të cilën sulmuesi nuk do ta rinovojë.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të dëshirojë të bëjë Porto me lojtarin e vet: të mbledhë një shumë parash, ndonëse minimale, tashmë në janar, apo të vendosë ta mbajë atë në skuadër, pavarësisht nga siguria se do ta humbasë falas në verë.

Nëse klubi portugez do t’i hapte dyert e tij, Interi do të ishte i disponueshëm për të dëgjuar kërkesat dhe për të vlerësuar investimin.

You may also like