Interi siguron zëvendësuesin e Onanës, arrihet marrëveshja

by admin
Spread the love

Në pritje që Manchester United të rritë ofertën për Onanën, Interi lëviz me shpejtësi dhe gjen edhe pasuesin e kamerunasit.

Mediat italiane raportojnë se zikaltrit kanë arritur një marrëveshje paraprake me ukrainasin 22-vjeçar Anatoliy Trubin, i cili është pjesë e Shakhtar Donetsk.

Portieri i ri i talentuar ka pranuar të firmosë për 5 sezone me pagë prej 1.8 milionë eurosh në vit, ndërsa Shakhtar Donetsk është e kënaqur me 10 milionë euro, duke qenë se kontrata e Trubin skadon verën e 2024-ës.

Sa i përket Onanës, pritet që transferimi te Manchester United të kompletohet brenda javës së ardhshme. Djajtë e kuq kanë ofruar zyrtarisht 50 milionë euro, plus dy në formë bonusi, ndërsa Interi kërkon 60.

Megjithatë palët janë optimiste se marrëveshja mund të arrihet për 55 milionë euro, teksa Onana ka folur edhe me trajnerin Ten Haag, i cili e kërkon me ngulm në ‘Old Trafford’.


Top Channel

You may also like