Inter pas mbrojtësit, Bayern Munich i “prish” planet zikaltërve

by admin
Spread the love

Prej disa kohësh, Inter është duke monitoruar nga afër situatën e Benjamin Pavard.

Francezi është në vitin e fundit të kontratës me Bayern Munich dhe zikaltërit kërkojnë të përfitojnë për të përforcuar repartin e mbrojtjes duke qenë se 27-vjeçari është nga ata që mbulojnë disa role në prapavijë.

Por, së fundmi mes Interit dhe lojtarit vendos të ndërhyjnë drejtuesit e rekordmenëve gjermanë me Hasan Salihamidzic që lajmëron se klubi do të tentojë rinovimin me Kampionin e Botës në vitin 2018 duke qenë se te Bayern janë shumë të kënaqur me paraqitjet e Pavard.

“Do të flasim me Pavard rreth kontratës së re dhe të shohim se çfarë mendon vetë lojtari rreth rinovimit. Jam shumë i lumtur me Pavard, po tregon nivele të larta. Paraqitjet e tij kanë qenë të shkëlqyera”, tha Salihamidzic për AbendZeitung.

Në këtë sezon, Pavard është aktivizuar në 26 ndeshje të Bundesligas me Bayern Munich duke shënuar edhe katër gola ndërsa regjistron edhe një asist. Kujtojmë se Pavard është pjesë e bavarezëve prej vitit 2019, kohë kur Bayern e transferoi nga Stuttgart për shumën e 35 milionë eurove.


Top Channel

You may also like