Instituti Arben Xhaferi: Maqedonia e Veriut ka humbur 23,74% të nxënësve për dy dekada

by admin
Spread the love

Sipas një hulumtimi të pubikuar nga Instituti Arben Xhaferi, numri i nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme (cikli i parë) në nivel vendi ka shkuar duke rënë vazhdimisht në dy dekadat e fundit. Krahasuar me vitin shkollor 2001/2002, në vitin shkollor 2021/22 mësimin e ndjekin 58.091 nxënës më pak, apo një rënie prej 23,74%. Në vitin 2001/2002, 244.740 nxënës ndjeknin mësimin fillor dhe ciklin e parë të atij të mesëm, krahasuar me 186.649 në vitin 2021/2022, transmeton Portalb.mk.

“Rënia e numrit të nxënësve ka ndodhur në 68 komuna të Maqedonisë së Veriut, kurse rritje ka në vetëm 9 komuna. Nëntë komunat ku ka patur rritje të numrit të nxënësve janë që të gjitha pjesë e qytetit të Shkupit apo periferi imediate e kryeqytetit: Aerodromi, Buteli, Studeniçani, Çashka, Çairi, Shutka, Haraçina, Petroveci dhe Ilindeni. Vlen të theksohet se Aerodromi ka rritje prej 966% të numrit të nxënësve nga 665 në vitin 2001/2002, në 7.091 në vitin 2021/2022. Buteli ka rritje prej 334,09% nga 1.194 nxënës në 5.183”, thuhet në hulumtimin e këtij institute.

Hulumtim i Institutit Arben Xhaferi/ Foto: Instituti Arben Xhaferi

Sipas tyre, tri komunat me rënien më të madhe të numrit të nxënësve janë Kratova (-56,98%), Pllasnica (-56,69%) dhe Çeshinova-Oblesheva (-56,38%). Ndërsa, në katër komuna me shumicë shqiptare ka rritje të numrit të nxënësve, respektivisht Studeniçani (33,21%), Çashka (22,93%), Çairi (21,79%) dhe Haraçina (11,45%).

Hulumtim i Institutit Arben Xhaferi/ Foto: Instituti Arben Xhaferi
Hulumtim i Institutit Arben Xhaferi/ Foto: Instituti Arben Xhaferi

“Të gjitha komunat tjera me shumicë shqiptare kanë rënie më të madhe se ajo në nivel shteti:  Bërvenica (-31,02%), Likova (-32,45%), Zhelina (-35,18%), Jegunoci (-38,23%) dhe Dibra (-39,13%). Në pesë komuna me shumicë shqiptare, rënia e numrit të nxënësve ka arritur proporcione të jashtëzakonshme me një numër të nxënësve gati të përgjysmuar brenda dy dekadave të fundit: Struga (-42,17%), Tearca (-45,68%), Kërçova (-46,97%), Vrapçishti (-47,21%) dhe në fund, Gostivari (-47,44%)”, thonë nga instituti.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like