Instagram nis testimin e një shërbimi që tregon Stories të postuara nga njerëz që ndodhen afër jush

by admin
Spread the love

Instagram duket se është inspiruar sërisht nga TikTok në krijimin e një shërbimi të ri, i cili është ende në fazë testimi.

Siç mund ta shihni në këtë imazh, të shpërndarë nga Alessandro Paluzzi, Instagram aktualisht po eksperimenton me një feed të ri “Nearby” për Stories, i cili do të shfaqë përmbajtje publike nga përdoruesit dhe bizneset në afërsi. Ky shërbim është një element kyç i versionit kinez të TikTok, i quajtur “Douyin“, i cili përdor këtë feed për të promovuar bizneset lokale dhe për të nxitur më shumë angazhimin. TikTok po eksperimenton gjithashtu me shërbime të ngjashme, me disa përdorues që shohin një feed alternativ “Nearby” në ndërfaqen kryesore të aplikacionit.

Avantazhi i këtij përmirësimi është se ofron një hapësirë të re për promovim, me kompanitë lokale që do të jenë në gjendje të arrijnë drejt përdoruesit bazuar në vendndodhjen e tyre. Kjo mund të jetë një hapësirë e re për aplikacionet si Instagram apo TikTok për të rritur përfitimet e tyre nga reklamimi.

Në Kinë, ndikimi i këtij shërbimi shkon përtej lidhjeve sociale. Douyin ka hyrë në një territor të ri me oferta si shërbime të ndryshme dhe shpërndarje ushqimesh, të gjitha brenda aplikacionit. Kjo tregon se “Nearby Stories” nuk është thjesht një trend kalimtar; është një mjet i fuqishëm që ka potencialin për të riformuar peizazhin dixhital, duke e bërë atë më të rëndësishëm dhe emocionues për të gjithë ne.

You may also like